E Diel, 1 Nëntor 2026

Daul: Përmbushja e reformave sjell statusin

03-03-2012 / Gazeta 55

Kreu i grupit të Partisë Popullore Evropiane Joseph Daul

Kryetari i Grupit të Partisë Popullore Europiane Jozeph Daul inkurajoi Shqipërinë që të përmbushë reformat për të përfituar statusin e vendit kandidat. Në një prononcim për mediat Daul e vlerësoi të rëndësishme ndjekjen e shembullit të plotësimit të kushteve për lëvizjen e lirë në zonën “Schengen”. “Kur respektohen rregullat e përcaktuara ashtu siç u bë dhe për lëvizjen e lirë në zonën Schengen, unë mbështes plotësisht marrjen e statusit kandidat”- tha Daul, ndërsa atakoi qëndrimin bllokues të opozitës, duke e konsideruar këtë si të paprecedentë. Sipas tij, një dialog konstruktiv politik do të sigurojë që Shqipëria të japë rezultate konkrete për zbatimin e marrëveshjes politike të nëntorit të kaluar, sidomos në reformën zgjedhore dhe reformën e rregullave të procedurës parlamentare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›