Operacion antidrogë në Tiranë

Operacioni u ndërmor pas një hetimi disa mujor, ku përfundoi me arrestimin e shtetasit Kastriot Likaj, 28 vjeç në afërsi të Xhamllikut në kryeqytet.
Gjatë ecurisë së hetimit mbi këtë shtetas, për shpërndarjen e lëndës narkotike në Tiranë, u arrit zbulimi i linjës së trafikimit, kryesisht në zonat e Xhamllikut, Brrylit, Kinostudios, Babrrusë etj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, përveç sasisë së drogës, edhe një mjet Audi 80, një sasi parash dhe një telefon celularë. Ndaj shtetasit të sipërcituar u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim. /S.Ll/Start/
2011-05-10 11:08