Vëzhguesit Vendorë: Zgjedhjet konform ligjit

Sipas këtij Koalicioni, dita e votimit ishte e qetë dhe pa incidente serioze që mund të prishnin procesin. "U raportuan një sërë shkeljesh procedurale si, vonesa në hapjen e qendrave të votimit etj, por që nuk kanë cenuar procesin", tha përfaqësuesja e këtij grupimi.
Raporti vëren radhët e gjata të votuesve orët e pasdites bënë që qendra e votimit të mbylleshin me vonesë, por kjo nuk shkaktoi prishje të procesit. "KQZ arriti të menaxhojë ngritjen e komisioneve në afate shumë të ngushta kohore. Funksionimi i KQZ-së dhe komisioneve të dyta dhe të treta rriti cilësisht nivelin e transparencës në këtë proces", thuhet në raport.
Për sa i përket ecurisë së fushatës zgjedhore, vëzhguesit vendorë vlerësojnë se retorika politike pati një përmirësim në fazën e fundit të fushatës edhe pse klima politike kur nisi procesi ishte e polarizuar skajshëm. /Start/
2011-05-10 11:20