E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Ndëshkime për komisionerët që bllokojnë numërimin

Gjatë mbledhjes, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, ka kërkuar ndëshkime për komisionerët që nuk zbatojnë detyrat e përcaktuara në ligj.

“Propozoj masa për komisionerët që lënë në mes detyrën”, ka thënë Ristani në mbledhje. Nga ana e saj, nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi tha se çdo shkarkim dhe largim duhet shënuar në dokumentacionin përkatës.

Më pas, anëtarët e Komisionit morën masa ndaj disa komisionerëve që nuk kanë vijuar punën. Kështu, është vendosur që të shkarkohen anëtarët socialist të komisionit të KZAZ-së, nr. 35, që i bie të jetë Njësia nr. 8 në Tiranë me propozim të Partisë Socialiste. /Start/

                                                                                             2011-05-10 11:34
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›