E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion asgjësimi në Elbasan, digjet heroinë dhe kanabis sativa

Elbasan- Në bazë të dy vendimeve të formës së prerë nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe dënimit të personave përgjegjës, sot në Elbasan janë asgjësuar, duke u djegur një sasi prej më shumë se 7 kg heroine dhe 17 kilogramë kanabis sativa.

Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, që kryeson komisionin e asgjësimit të lëndëve narkotike pas vendimeve të prera ka drejtuar komision për shkatërrimin e 7 kg e 345 gramë heroinë dhe 17 kg e 850 gramë kanabis sativa.

Sasia e drogës nuk mund të përdorej më si provë materiale, sepse vendimet u morën dhe duhet të asgjësohej lënda narkotike që mbahej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Asgjësimi u bë në afërsi të lumit Shkumbin, në perferi të Elbasanit, larg zonave të banuara. U hap, u përdor naftë për ndezje dhe u dogj në prani të një komisioni të ngritur për këtë qëllim.

Djegia e drogës u bë pas ekzekutimit të vendime nga Gjykata e Krimeve të Rënda të formës së prerë. Vendimi i parë ishte për dënimin e dy shtetasve maqedonas, burrë e grua të kapur në maj të vitit 2007 me një sasi prej 7 kg e 345 gramë heroinë. Ata janë Sadedin Elezi dhe Nurifer Elezi, burrë e grua, që u dënuan i pari dënuar me 11 vjet dhe 10 vjet heqje lirie.

Vendimi tjetër ishte pas dënimit të tre shtetasve për një sasi prej 17 kg kanabis sativa. Droga u kap në 6.7 2005, në Rrajcë të Librazhdit, ku po përpiqeshin të kalonin një sasi droge shtetasit, Lulëzim Çollaku, dënuar me 6 vjet, Elton Halili, dënuar me 5 vjet dhe Hasan Çollaku, dënuar me 3.4 vjet burg. Këta shtetas po tentonin të nxirrnin drogën nga Rrajca në drejtim të Maqedonisë përmes kufirit tokësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›