Pavarësisht marrëveshjes, EULEX fillon punën më 2 dhjetor
Pavarësisht rezultatit të bisedimeve në relacionin Prishtinë-Bruksel-Neë York, misioni i EULEX-it do të fillojë punën në Kosovë më 2 dhjetor, shkruan gazeta “Dnevnik”, duke iu referuar burimeve nga Brukseli.
Në rast se nuk arrihet marrëveshja në Neë York, sipas kësaj gazete, EULEX-i do të nisë punën më 2 dhjetor në pjesën e banuar me shqiptarë në Kosovë, derisa në enklavat serbe dhe në veri të Kosovës UNMIK-u do të vazhdojë të kryejë punën e tij.
Po ashtu kjo e përditshme njofton se shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana do ti dërgojë një letër presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, nëpërmjet se cilës do ta njoftojë atë se misioni EULEX fillon se funksionuari më 2 dhjetor. /Telegrafi/