E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, sekuestrohen 300 kg hashash

Sarandë- Një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike e llojit kanabis stiva është sekuestruar pak më parë në zonën e Delvinës. Lajmi konfirmohet nga burimet policore, por ende nuk jepet detaje zyrtare për origjinën e drogës dhe destinacionin e saj.

Mësohet se sasia e hashashit është bllokuar pas një operacioni të zhvilluar në këtë zonë, në bazë të të dhënave që ishin marrë më parë për një lëvizje të tillë.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se hashashi vinte nga zona e Lazaratit dhe destinacion ka pasur tregun grek, ku do të kalonte përmes pikës së kalimit kufitar.

Policia mësohet se ka shoqëruar disa persona të dyshuar si trafikantë të kanabis sativës, por nuk ka njoftuar zyrtarisht për persona të ndaluar. Për shkak të hetimeve, policia nuk bën ende me dije identitetin e të dyshuarve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›