Sherr për një bast sportiv, vritet me thikë 19-vjeçari në Fushë Krujë
Fushë Krujë- Një 19-vjeçar ka mbeur i vdekur mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë, pas një sherri me një tjetër person.
Sipas policisë ngjarja është shënuar në fshatin Borizanë, ndërsa viktima është Florian Kadiu. Mësohet se ai është qëlluar disa herë me thikë në trup dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Nga hetimet paraprake të policisë ka rezultuar se i riu është zënë me 28-vjeçarin Durim Daka mbi një bast sportiv, lidhur me takimin e mbrëmshëm në Champions League, Borussia Dortmund-Real Madrid. Ata kanë qenë duke parë ndeshjen sëbashku në një lokal sportiv, por në debat e sipër janë përleshur me thika.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa është vënë në ndjekje të 28-vjeçarit. Gjithashtu po pyeten dëshmitarët lidhur me detajet e sherrit.