Spanjë, ETA, bombë në selinë e Partisë Socialiste
Një bombë e shpërthyer nga separatistët e grupit terrorist ETA, ka dëmtuar selinë e Partisë Socialiste në Lazkao, në Vendet Baske. Lajmin e bëjnë të ditur burime të policisë spanjolle. Atentati ndodhi gjatë fushatës elektorale, një javë larg zgjedhjeve për parlamentin bask. Nuk ka informacione për viktima, apo të plagosur. ETA kishte njoftuar më parë për shpërthimin përmes një telefonate. Sipas CNN sapnjoll, shpërthimi shkaktoi dëme materiale.