Tërheqja nga Afganistani, para korrikut 2011

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, tha se është e mundur që një pjesë e trupave amerikane të tërhiqen nga Afganistani edhe para korrikut të vitit 2011, afat, të cilin e kishte shpallur presidenti Barack Obama.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun afgan, Abdul Rahim Vardak, ky i fundit tha se është turp për Afganistanin që për sigurinë e tij të kujdesen ushtarët e huaj.
Ai tha se deri në vjeshtë, kontingjenti i ushtarëve afganë do të shkojë në 171 mijë, ndërsa i forcave policore në 134 mijë, raporton REL.