E Diel, 1 Nëntor 2026

Liban, një fermer gjen në arë një patate gjigante

Bejrut -Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Liban. Një bujk ka zbuluar në arën e tij një patate gjigante, që tashmë është regjistruar në librin e rekordeve Guinness. Kalil Semhat, bujk, 56 vjeç, nga rajoni Tir, 85 kilometra në jug të Bejrutit konfirmoi se patatja peshonte 11,3 kilogramë. ''Është hera e parë në jetën time që shikoj një fenomen të tillë'', u shpreh ai. ''Nuk kam përdorur asnjë përbërës kimik'', theksoi Semhat. Bujku që i ka kërkuar ndihmë një mikut të tij për të transportuar zhardhokun e stërmadh kishte për qëllim të dërgonte një kërkesë për t'u regjistruar në librin e rekordeve ''Guinness''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›