E Hënë, 2 Nëntor 2026

Operacion në Ballkan, arrestohen 30 trafikantë droge

Një operacion i kordinuar i policisë të disa vendeve në Ballkan ka çuar në pranga 30 persona të cilët akuzohen si pjesëmarrës të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.
 

Sipas mediave operacionet janë zhvilluar në Shqipëri, Bosnje, Mal të Zi, Kroaci dhe Serbi.
 

Zëdhënësja e policisë së Bosnjes nga Banja Lluka, Mirna Soja theksoi se po bëhen disa kërkime me qëllim arrestimin e disa anëtarëve të një grupi kriminal, të përfshirë në trafikun e drogës.
 

Ballkani konsiderohet si një zonë tranzite për trafikim të armëve dhe drogës, në drejtim të Evropës Perëndimore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›