E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, arrestohet mësuesi pedofil

Një mësues i lëndës së historisë në një shkollë në lagjen Dracevë të Shkupit është akuzuar për abuzim seksual me 10 nxënës të mitur.
 

Mësohet se abuzimi ka ndodhur gjatë një periudhe të gjatë kohore, derisa një nga nxënësit e ka denoncuar atë para prindërve të tij në shtëpi.
 

Mësuesi i dyshuar për pedofili, shtetasi me iniciale J.I. 57 vjeç nga Shkupi është shoqëruar në polici dhe po zhvillohen hetimet , për të parë mundësinë e një abuzimi të mundshëm edhe me të tjerë të mitur.
 

Ministria e Punëve të Brendshme ka deklaruar se shumë shpejt do të zbardhet rasti dhe detajet, ndërsa abuzuesi do të përballet me drejtësinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›