Sarandë, gjendet i vdekur 57-vjeçari pas disa orë aksidenti

Një 57-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karroq, rreth 17 kilometër larg
Sarandës ku shtetasi Shenasi Zotaj, 57 vjeç, është gjetur i vdekur disa orë pasi makina e tij kishte dalë nga rruga dhe ishte përmbysur poshtë në greminë.
Policia bën me dije se “aksidenti ka ndodhur rreth mbrëmjës, në fshatin Karroq, rreth 17 km larg Sarandës, ndërsa ngjarja është identifikuar në mesditë”.
“Automjeti ka bërë disa rrotullime, duke zënë nën vete drejtuesin Shenasi Zotaj, 57 vjeç, banues në Ksamil”, tha policia.
Ndërkohë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ngrica në rrugë dhe pijet alkoolike nga drejtuesi i mjetit.