Operacion në Kostur për kapjen e vrasësit të vëllezërve
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku fillimisht u mendua se kishte tre të vrarë, por më vonë rezultoi se njëri prej vëllezërve Mulliri, ishte plagosur rëndë. Operacioni për arrestimin e Besim Karait, është shtrirë në rajonin e Kosturit brenda kufirit grek, pasi mendohet se atje është fshehur. Deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë, ndërkohë që kërkimet vazhdojnë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, ku vrasësi dyshonte se 23-vjeçari Taulant Mulliri-viktimë e një ditë më parë- i ka ngacmuar bashkëshorten. Policia tha se 45-vjeçari, Besim Karai kishte edhe precedent të tjerë penal. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15 minuta të së premtet, ku u qëlluan me breshëri Kallashnikovi, tre vëllezërit.