Xhill Abramson, drejtoresha e re e “New York Times”

Xhill Abramson, është emri i gruas së parë e cila do të drejtojë gazetën më të madhe të planetit, “New York Times”.
57-vjeçarja u propozua si drejtoreshë informacioni e të përditshmes amerikane, gazetë e cila që prej themelimit të saj është drejtuar vetëm nga gazetarë meshkuj.
Mediat amerikane e kanë cilësuar si tepër të vështirë sfidën e drejtoreshës së re të “New Jork Times”.
Gazeta e printuar gjithnjë e më shumë po kërcënohet nga informimi online, i cili në vitet e fundit po shihet gjithmonë e më dominues në fushën e informacionit masiv.