E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni “Dhurata” Bllokohen 5 kg heroinë, 2 në pranga

Autori i Lajmit: RedaksiaNjë sasi prej rreth 5 kilogram heroinë është bllokuar në gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Operacioni është kryer nga Drejtoria e Antikrimit të organizuar dhe ishte koduar “Dhurata” .
Droga është gjetur në makinë, me targa të huaja BA 433 LL, e cila po lëvizte në unazën e qytetit. Policia arrestoi dy personat që ndodheshin në të, Klevis Baxho, 31 vjeç Arjan Tetova, 42 vjeç, të dy nga qyteti i Elbasanit. Dorga vinte nga Maqedonia dhe kishte si destiancion shtetin Grek, bëjnë të ditur burime nga policia.
Operacioni
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur dje se Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda, u realizua operacioni i koduar ?Dhurata?, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë Klevis Agron Baxho, 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar me parë për vjedhje dhe Arjan Gori Petova, 42 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Elbasan, i dënuar më parë për plagosje të rëndë. Sipas të njëjtave burime mësohet se arrestimi i tyre u bë për arsye se më datë 26.12.2009, rreth orës 16.00, përgjatë Unazës së qytetit Elbasan u kapën në flagrancë në mjetin me targë të huaj BA433LL me 2 kg e 78 gram lëndë narkotike të dyshuar heroinë. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Klevis Baxho u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg e 27.6 gr pluhur ngjyrë e kuqërremtë e dyshuar për lëndë narkotike heroinë, një pistoletë me 8 fishekë, si dhe 130 mijë lekë të reja. Ndërsa në banesën e Arjan Tetovës u kapën 13 mijë euro.
dosja
Materialet në ngarkim të shtetasve Klevis Baxho dhe Arjan Petova iu kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda për veprën penale të parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 278 të Kodit Penal. Burimet nga policia bënë të ditur se kanë nisur hetimet në lidhje me të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë rrjet. Pritet zbardhja e tabulatave telefonike për të hedhë dritë mbi dyshimet e policisë.

Ky lajm është publikuar: 28/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›