E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, vetëvritet 42-vjeçari

Autori i Lajmit: RedaksiaGjendet i vdekur në Lushnjë një 42-vjeçar beratas. Burimet zyrtare të policisë lokale pohojnë se është gjetur pa jetë shtetasi Gramoz Spahiu. Viktima është gjetur në hyrje të qytetit të Lushnjës, në afërsi të rrethrrotullimit së Plastmasit.
Identifikimi i Spahiut është kryer pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, e cila ishte njoftuar nga drejtuesit e rastësishëm të mjeteve. Dyshohet se 42-vjeçari është vetëvrarë, pasi pranë trupit të tij të pajetë është gjetur edhe një armë zjarri, pistoletë e tipit TT. Sipas burimeve nga policia lokale mësohet se 42-vjeçari me banim në Berat ishte nisur për në Lushnjë mesditën e së shtunës. Disa momente para vdekjes ai ka konsumuar dy birra në një lokal pranë vendit ku dhe u gjet i pajetë. Trupi i viktimës i është dërguar familjarëve pas kryerjes së autopsisë.
Ky lajm është publikuar: 28/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›