“Konflikti Izrael-Iran mund të shkaktojë Luftën III Botërore”

Gjenerali i forcave ajrore, Amir Ali Hajizadeh, deklaroi në televizionin shtetëror, se nëse Izraeli sulmon Iranin, gjendja mund të përshkallëzohet deri në nisjen e Luftës III Botërore.
“Ne i shikojmë SHBA-të dhe Izraelin si dy shtete që qëndrojnë plotësisht krah për krah me njëri-tjetrin dhe nuk mund ta imagjinojmë që izraelitët të nisin një luftë pa mbështetjen amerikane”, tha Hajizadeh i cituar nga agjencia e lajmeve “Fars”.
“Për të njëjtën arsye, nëse shpërthen lufta, ne do të zhvillojmë betejë me të dyja anët dhe do të sulmojmë edhe bazat amerikane. E në kushte të tilla gjithçka mund të dalë jashtë kontrollit duke përfunduar në një Luftë III Botërore”.
“Jerusalem Post”, shkruan se komente të ngjashme kanë ardhur nga Irani përgjatë javëve të fundit.
Shkak i të gjithë kësaj retorike lufte mes Izraelit dhe Iranit është programi i dyshuar bërthamor i Teheranit, për të cilin iranianët këmbëngulin se ka thjesht qëllime civile./Start/F. P/
2012-09-24 12:08