E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, nis me mandatet e deputeteve

Rozeta Rapushi

Pese muaj kohe, kane ne dispozicion, shtate anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, per te pergatitur zgjedhjet sipas standardeve te kerkuara evropiane. Me kryerjen e ceremonise se betimit, anetaret e sapo zgjedhur do t'i pervishen punes me detyrat emergjente per organizimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Detyra kryesore e te zgjedhurve te rinj te Kuvendit, eshte caktimi i mandateve te deputeteve ne zonat zgjedhore. Me percaktimin e zonave zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te nxjerre sakte, numrin e deputeteve qe do te kete Kuvendi i ardhshem. KQZ do te zbatoje per here te pare nje sistem te ri zgjedhor ne vend. Bazuar ne ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet parlamentare do te zhvillohen sipas sistemit proporcional rajonal. C'ka do te sjelle nje tjeter perberje parlamentare ne vend. Ne me pak se pese muaj, KQZ do merret me cdo detaj te pergatitjes se zgjedhjeve parlamentare. Listat e zgjedhesve, procedurat e publikimit e korrektimit si dhe trajnimin e anetareve te komisioneve zgjedhore. Praktika e re e zgjedhjeve ne vend, do t'i kushtoje jo pak kohe dhe Komisionit per te zbatuar pike me pike, Kodin e ri Zgjedhor. Jo pa shkas ne perberje te Komisionit, u zgjodhen serish, ish-anetaret e me parshem si Arben Ristani, Deshira Subashi, Klement Zguri dhe Pandeli Varfi, si te sprovuar ne kete institucion me proceset zgjedhore. Me shume se me pare, puna e KQZ-se ne keto zgjedhje, do te jete e rendesishme, duke qene se nga nderkombetaret, kane ardhur sinjale te qarta se nga zhvillimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, varet fati i anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Para largimit nga detyra, ish-kreu i KQZ-se, Clirim Gjata, u uroi anetareve suksese ne realizimin per here te pare te zgjedhjeve te lira ne vend. Gjata sugjeroi qe te behet kujdes me kohen dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›