E Shtunë, 31 Tetor 2026

"KQZ, si gjithnje ne shenjestren e politikes"

Kryetari i sapo zgjedhur i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani pranoi dje se efekti kohe eshte i paket, per pergatitjen e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Ndaj Ristani theksoi, se anetaret do te nisin urgjentisht punen me pergatitjen e zgjedhjeve per arritjen e standardeve te kerkuara. Ai u shpreh gjithashtu me bindje, se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjate ketyre muajve, do te jete nen shenjestren e politikes. "Dihet se cdo pale e cila do te humbe zgjedhjet, do te kete probleme me rezultatin e zgjedhjeve", u shpreh Ristani. Pavaresisht ketyre fakteve, ai u shpreh optimist ne realizimin e detyrave te besuara ndaj ketij komisioni. Kreu pohoi se anetaret e rinj do te nisin menjehere nga puna, per te mos humbur as edhe nje dite kohe, me pergatitjet e zgjedhjeve. Duke qene se koha ne dispozicion eshte e paket dhe kerkesat per zgjedhje te lira, te shumta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›