Ministri i Jashtëm, Haxhinasto: Opozita të kthehet në Kuvend. Sequi: Optimizëm për Shqipërinë, të përmbushen kriteret e integrimit

Deklarata e e Haxhinastos pas takimeve me ambasadoren polake Tatarzinka dhe ambasadorin e BE, Sequi
Në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi dhe ambasadoren polake Irena Tatarzinska, zv/kryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto tha se ekziston koha e mjaftueshme që Shqipëria të kualifikohet pozitivisht në opinionin e ardhshëm të Bashkimit Euopian. Haxhinasto ftoi opozitën të bëhet pjesë e reformave të rëndësishme në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ndërsa e cilësoi si të vonuar vendimin e opozitës për të hyrë në Kuvend vetëm gjatë muajit shtator. “Opozita duhet të jetë e angazhuar në trajtimin e të gjithë problematikave, ligjeve dhe reformave për të plotësuar prioritetet por nëse nuk do të vazhdojë dialogu sigurisht që situata do të jetë krejt ndryshe”- theksoi Haxhinasto.
Haxhinasto gjithashtu e ka cilësuar si të gabuar vendimin e opozitës për të hyrë në Kuvend gjatë muajit shtator pasi vendi duhet të shkojë me një cilësi të re në mbledhjen e Këshillit të Europës në 19 korrik.
“Kthimi i opozitës në shtator është i gabuar, pasi në 19 korrik zhvillohet mbledhja Këshilli të Asocimit. Ky është kontakti më i lartë ku do të bëhet një rishikimin i institucioneve dhe ecurisë së përmbushjes së prioriteteve dhe mendoj që në këtë moment Shqipëria duhet të shkojë me një cilësi të re të dialogut politik ndryshe do të jetë shumë vonë”- tha Haxhinasto.
Më tej, Haxhinasto u shpreh optimist se nëse Shqipëria angazhohet për përmbushjen e kritereve ka gjithë mundësitë për të pasur sukses në vlerësimin që do t`i bëhet gjatë muajit tetor nga Bashkimi Europian.
Kreu i delegacionit të BE, Ettore Sequi: Optimizëm për Shqipërinë, të përmbushen kriteret e integrimit
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi i ka bërë sërish thirrje klasës politike të bashkëpunojnë për të përmbushur kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadoren polake Irena Tatarzinska dhe ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, Sequi theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të konsiderohet si prioritet kombëtar ndërsa u shpreh optimist në lidhje me Shqipërinë. “Mbështesim procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht ndaj Shqipërisë. Dëshrioj që procesi i integrimit të konsiderohet si një prioritet kombëtar dhe unë kam besim”- u shpreh Sequi. Nga ana e saj, ambasadorja polake Irena Tatarzinska, vendi i së cilës mban edhe presidencën e BE-së, theksoi se Polonia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. “Jam këtu për të rikonfirmuar mbështetjen e Polonisë për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht për Shqipërinë. Vendet që aspirojnë të jenë kandidate të tregojnë vendosshmëri në këtë proces. Shpreh urimet më të mira për popullin shqiptar dhe për qeverinë shqiptare në mënyrë që të ecë me shpejtësi për të përmbushur kriteret për anëtarësimin në Bashkimin Europian”- theksoi Tatarzinska.
...