Operacioni Juristi, kapen 4 falsifikatorë që shpërndanin diploma të Juridikut

Tiranë, 16 Qershor, NOA Megjithëse nuk ishin anëtarë të stafeve universitare, katër persona arrinin të falsifikonin në mënyrë perfekte diploma të Juridikut, duke i bërë ato të dukeshin si origjinale e paskëtaj, i shpërndanin ndaj të interesuarve për shumën e 7 mijë eurove.
Por duket se puna e tyre ka rënë në gjurmët e forcave të Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, të cilat përmes një operacioni të koduar me emrin "Juristi" kanë mundur të realizojnë gjatë ditës së sotme arrestimin e tyre pasi i kapën në flagrancë me diploma false.
Sipas informacioneve të përcjella prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA bëhet fjalë për të ndaluarit, Medat Kasa 54 vjeç, Anai Muça 64 vjeç, Fadil Gurri 43 vjeç dhe Adriatik Koçi 45 vjeç, të cilët akuzohen se falsifikonin diploma të shkollës së lartë.
Konkretisht, siguronin diploma të shkollës së lartë dhe kryesisht të fakultetit të Juridikut kundrejt një shume prej 7 mijë eurosh.
Ndërkaq, burimet policore sqarojnë se shumat përkatëse të eurove depozitoheshin në llogaritë bankare të njërit prej të arrestuarve.
Në kuadrin e operacionit bëhet me dije se kanë mundur të sekuestrohen edhe kopjet e diplomave të falsifikuara, diploma të fakultetit të Drejtësisë, listë notash, dokumentacione pronash, viza etj.
Forcat policore janë duke vazhduar hetimet për këtë çështje, mbi përfshirjen edhe të personave të tjerë të mundshëm në këtë ngjarje.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")