Sejdiu e Thaçi ngushëllojnë familjen Fehmiu
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi i kanë dërguar telegrame ngushëllimi familjes Fehmiu, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, aktorit me renome ndërkombëtare, Bekim Fehmiu.
“Lajmi për shuarjen e Bekimit na ka prekur rëndë të gjithëve. Mirëpo, nami i emrit të tij, vepra kolosale kinematografike që la ai pas vetes, na bën të jemi të bindur se Ju do të gjeni forcë për ta përballuar dhembjen e madhe”, thuhet në telegramin e presidentit Sejdiu.
Ai ka theksuar se Bekim Fehmiu është sinonim i artit filmik në këtë pjesë të Evropës, ndërsa vlera e veprës së tij është universale. “Ai jetoi, punoi dhe iku si një artist i këtyre përmasave”, thekson Sejdiu, në telegram.
Telegram ngushëllimi familjes Fehmiu i ka dërguar edhe kryeministri Thaçi. "Të tronditur thellë morëm lajmin për vdekjen artistit të madh me famë ndërkombëtare, Bekim Fehmiu. Emri i Bekim Fehmiut ka qenë dhe do të mbetet për kohë të gjatë emblemë e një karriere filmike të suksesshme ndërkombëtare. Kjo na bën të krenohemi me emrin e tij", thuhet mes tjerash në telegram.