E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali me listat në Vllahinë, më shumë se 100 emra të rinj

VLORE- Skandali i Vllahinës sapo vjen dhe konkretizohet akoma më shumë .Edhe pse zyrtarisht listat e votuesve nuk kanë dalë pasi pritet data 8 prill,disa lista kanë filluar të qarkullojnë në radhët e forcave politike të vendosura pranë komunës.

Një prej këtyre listave është siguruar edhe nga ana e tvNews 24 .Vetëm në listën e cila duket se është stampuar në datën 25 mars,figuron se vetëm fshati Vllahinë ka të regjistruar më shumë se 100 votues të rinj, ku shumica prej të cilëve dyshohet se ka mangësi në dokumentacion.

Të gjithë këta votues janë regjistruar brënda një harku kohor prej 6 muajsh që nga koha e daljes së listave paraprake në të cilat nuk figuronin.

Dyshime për listat hidhet edhe në fshatrat e tjerë të kësaj komune. .Edhe pse janë parë një sërë problemesh përsa i përket listave në këtë komunë ,nuk ka pasur asnjë lloj reagimi real nga ana e institucioneve shtetërore ,ndërsa i vetmi grup i nisur nga ana e prefekturës për këtë cështje nuk ka arritur dot të kryejë asnjë lloj kontrolli .Pak ditë më parë ,akuzat janë ngritur edhe nga Partia Socialiste e cila akuzon kreun e komunës,se ka ushtruar presion në administratën e komunës si dhe në radhët e punonjësve të naftës me qëllim që të sillnin pashaportizimin në komunën Vllahinë dhe të votonin kreun aktual të komunës, Sokol Hodaj, i PD-së. Sipas Partisë Socialiste ,shumë prej personave që kanë sjellë pashaportizim nuk disponojnë dokumentacion të rregullt për regjistrim.
(Enrik Mehmeti/NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›