E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, treni me skrap, policia arreston autorët

Identifikohen tre autorë, të dyshuar si organizatorë të tentativës për vjedhje skrapi, në një tren mallrash. Kristian Arra, 20 vjeç, Ludovik Lorja, 23 vjeç, dhe i riu me iniciale F. A, 16 vjeç, janë ndaluar nga policia e Shkodrës, pasi tentuan që të vidhnin skrapin në trenin e mallrave të linjës Bajze-Shkoder-Elbasan.

Këta shtetas kanë bllokuar me gurë, lëvizjen e këtij treni, i cili ishte ngarkuar me skrap, duke shkarkuar në tokë një sasi skrapi. Si rezulatat i ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të policisë, autorët nuk kanë arritur të vjedhin materialin e zbritur nga treni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›