E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni Kolaudimi ndalon 4 persona, kërkonin para nën dorë për kolaudimet

Durrës, 30 janar, NOA U kërkonin para nën
dorë qytetarëve për kryerjen e kolaudimit të automjeteve, duke u zbuluar dhe rënë
në prangat e policëve në kuadrin e operacionit Kolaudimi.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA
nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave të ndaluarit janë Erdi Bajo,
31 vjeç; Edmond Troplini, 31 vjeç; Naim Hoxha, 53 vjeç dhe Altin Hoxha, 28 vjeç;
që të katërt banues në qytetin bregdetar.

Ndalimi i tyre u bë në baz të një vendimi që
ka lëshuar gjykata për Arrest me burg mbi veprën penale të korrupsonit pasiv
në sektorin privat.

Hetimet paraprake për të arritur në këtë
rezultat janë zhvilluar në bashkëpunim me  punonjës të sektorit të Kolaudimeve në drejtorinë
rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, të cilët kanë vërtetuar
gjatë veprimtarisë së të lartpërmendurve, akte të kundraligjshme.

Materialet hetimore iu kaluan njësisë Task
Force në prokurorinë e Durrësit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›