E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në autostradën Rrëshen-Kalimash, vdes 35-vjeçari

Rrëshen, 29 janar NOA
Aksidentohet për vdekje në autostradën Rrëshen-Kalimash, një 35-vjeçar.

Ngjarja ndodhi
paraditen e sotme në autostradën Rrëshen-Kalimash, në vendin e quajtur fshati
Shëngjin, kur një mjet tip-Benz që drejtohej nga 30-vjeçari Ndue Biba, banues në
Fanë-Mirditë, ka dalë nga rruga.

Drejtuesi ka humbur
kontrollin e mjetit i cili ka marrë përpara kalimtarin Anton Boçi 35-vjeç banues
në Fanë-Mirditë.

Për pasojë 35-vjeçari
ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për
të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Policia bëri të ditur
se dëmtime të rënda ka marrë dhe drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në
spitalin Rrëshen.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›