Vriten tre fëmijët e Liliana Mullirit për hakmarrje ndaj saj

Devoll, 29 Janar NOA Masakra e trefishtë që
ndodhi sot në mesditë në fshatin Vidohovë të rrethit Devoll i ka rrënjët shtatë
vjet më parë kur Liliana Mulliri vrau një fëmijë shtatë vjeçar dhe e hodhi në
pus.
Viktimat janë Tauland, Xhilian dhe Eldi
Mulliri, tre fëmijët nga 9 deri 12 vjeç të Liliana Mullirit, e cila gjendet në
burg për akuzën e vrasjes me paramendim.
Në burg u fut njëkohësisht me dënimin e Lilianës,
edhe ish-i dashuri i saj Gentian Xhihani, xhaxhai i fëmijës Alberto Xhihani, për
moskallëzim krimi.
Korrespondentja e agjencisë NOA e cila ndodhet
në vendngjarje, thotë se ngjarja e sotme ndodhi në orën 13.55 minuta në fshatin
Vidohovë kur një person që dyshohet të jetë i afërm i Alberto Xhihanit, ka qëlluar
me armë zjarri duke lënë të vdekur në vend tre fëmijët e Liliana Mullirit.
a.f/e.r/NOA
Vijon...