E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth KQZ-ja urgjentisht pergatitjet per zgjedhjet vendore


Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi permes kryetarit te saj ne Tirane Eugen Wollfarth u ben thirrje partive politike te respektojne Kodin Zgjedhor dhe te propozojne komisioneret zgjedhore.

Ne baze te Kodit Zgjedhor dhe te dekretit te Presidentit te Republikes Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te vazhdoje urgjentisht me te gjitha pergatitjet e nevojshme per zgjedhjet e planifikuara per 8 maj 2011 theksoi Wollfarth.

Sipas tij asnje nga partite politike nuk ka arritur te permbushe afatin zyrtar te 24 janarit 2011 per dergimin e propozimeve per anetare te komisioneve zgjedhore.
Jam jashtezakonisht i shqetesuar ne lidhje me problemet qe po has aktualisht KQZ-ja. Nga 66 Komisione te Zonave te Administrimit Zgjedhor vetem 12 prej tyre jane ngritur pjeserisht brenda afatit te 7 shkurtit 2011 u shpreh Wollfarth per mediat.

Kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi theksoi se Nje situate e tille tregon nje shperfillje te hapur per aspiratat demokratike te qytetareve shqiptare nga partite politike. Une u bej thirrje partive politike te respektojne te drejten e qytetareve per te votuar dhe per ta adresuar kete ceshtje ne menyre te menjehershme sepse dita e zgjedhjeve po afron.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›