E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Reforma zgjedhore nuk mund të politizohet, të nisë puna

Sekretar i Çështjeve Zgjedhore në LSI, Ylli Manjani, tha se reforma zgjedhore duhet të kryhet në bazë të raportit të OSBE/ODIHR-it. Sipas tij, është moment që partitë, veçanërisht ato parlamentare, të dëshmojnë seriozitet dhe pjekuri politike për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve sipas standardeve më të mira evropiane të kohës. Ai theksoi se reforma zgjedhore nuk mund të politizohet në ekstrem, duke përmendur disa çështje.

“Shmangia e konfliktit të interesave ndërmjet kryetareve të njësive vendore që konkurrojnë në këto zgjedhje, por që kanë detyra ligjore për përgatitjen e zgjedhjeve sipas Kodit Zgjedhor. Reflektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e kandidatëve. Prshtatjen e një modeli evropian transparent për financimin e zgjedhjeve, si dhe nisjen e një reforme administrative e territoriale që reflekton nevojat e kohës për zhvillim të qëndrueshëm”, ka thënë Manjani.

Sipas tij, këto çështje janë pjesë e projektit politik t LSI-s, dhe në këtë funksion “ne ftojmë të gjithë partitë dhe shoqërinë civile që të kontribuojnë në këtë proces”.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-07 17:34
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›