E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni "Kulla", policia kap dy inxhiniere ndertimi

Ledi Koraqi

Tirane-Dy inxhiniere ndertimi jane proceduar penalisht, te akuzuar per falsifikimin e akt-kolaudimit te nje pallati. Pas nje hetimi disa javore, seksioni Kunder Korrupsionit prane sektorit Kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, ka finalizuar operacionin e koduar "Kulla". Ne saje te ketij operacioni, policia ekzekutoi dje vendimet penale te Gjykates se Tiranes per Leonard Gjergjin, 57 vjec, me profesion inxhinier ndertimi dhe Pellumb Celen, 56 vjec, edhe ky inxhinier si dhe administrator prane nje kompanie private. Vetem nje jave me pare, me 30 shtator ndaj Gjergjit, Gjykata e Tiranes vendosi masen e sigurise arrest shtepie, per "falsifikim te dokumenteve", ndersa per Pellumb Celen u caktua masa e sigurise, garanci pasurore ne shumen 2 milione e 500 mije leke, per vepren penale te "falsifikimit te dokumenteve ne bashkepunim" dhe te "mashtrimit me pasoja te renda". Burime zyrtare te policise bene te ditur se vendimet e gjykates per ndalimin e tyre, u ekzekutuan ne banese dhe ne ambientet ku ata ishin te punesuar.

Seksioni Kunder Korrupsionit ne Policine e Tiranes, prej disa kohesh po hetonte veprimtarine e tyre. Sipas policise, nga verifikimi i dokumentacionit te mbledhur, ka rezultuar se ne vitin 2007, Pellumb Cela ne bashkepunim me Leonard Gjergjin, dyshohen se kane falsifikuar per qellime perfitimi, aktin e kolaudimit per te perfunduar pallatin nr.31, i cili ndodhet ne rrugen "Qemal Stafa" ne Tirane, prane "Shkolles se Kuqe". Te gjitha materialet ne ngarkim te ketyre dy personave i kane kaluar Prokurorise se Tiranes, e cila do te hetoje dhe provoje edhe shkeljet qe mund te jene bere ne ndertimin e ketij pallati nga firma ndertuese. Behet e ditur se vec dy inxhiniereve te ndaluar Prokuroria e Tiranes, po vazhdon hetimet per dokumentimin e plote ligjor edhe te personave te tjere, te dyshuar si te implikuar ne kete veper penale.

Prokuroria shtrin hetimet per persona te tjere te implikuar

Pas ndalimi te dy inxhiniereve te ndertimit, prokuroria e Tiranes, pritet te kryeje procedime edhe ndaj personave te tjere qe dyshohet te jene te implikuar ne kete aktivitet te jashteligjshe. Hetimet jane shtrire per gjetjen e personave te tjere pergjegjes qe kane gisht ne falsifikimin e dokumentacionit, te pallatit qe po ndertohej prane "Shkolles se Kuqe" ne Tirane. Per kete aktivitet, pritet te merren masa edhe ndaj firmes se ndertimit, qe ka lejuar keto shkelje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›