E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai truproje, djali i vjedh armen

Tirane-Nevoja per para, e ka shtyre nje 20-vjecar t'i vjedhe pistoleten te atit ne shtepi dhe ta shese ate. Sipas policise, ka qene babai i te riut Andi Durbaku, i cili ka depozituar ne Komisariatin nr.3 te Tiranes, kallezimin penal ndaj te birit. Babai i te riut, rezulton te jete i punesuar si administrator ne Shoqerine e Ruajtjes dhe Sigurise Fizike, "Arsi" Sh.p.k dhe per vete detyren e tij, posedonte nje pistolete "TT" me leje. Burime te policise bene te ditur se babai kur eshte kthyer ne shtepi dhe ka pare qe pistoleta mungonte ne vendin qe ai e linte zakonisht, ka denoncuar menjehere vjedhjen. Policia ka shkuar ne banesen e tij dhe ka fiksuar te gjitha provat dhe gjurmet e gishterinjve. Ne baze te tyre, rezultoi se nuk kishte shenja te personave te huaj, duke u fokusuar ne dyshimet per vjedhjen, tek djali i denoncuesit. Pas marrjes ne pyetje te 20-vjecarit Andi Durbaku, policia ka hedhur dyshimet se, ai i ka shitur pistoleten per qellime perfitimi, nje personi ende te paidentifikuar ne qytetin e Durresit. Ne baze te kallezimit te te atit dhe dyshimeve te policise, 20-vjecari eshte arrestuar per veprat penale te "vjedhjes" dhe "trafikimit te armeve e municionit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›