E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni “Porosia e fundit”, gjashtë në pranga

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Kavajës kanë goditur një grup kriminal me tendencë vjedhjet e automjeteve dhe të “Armëmbajtjes dhe municioneve pa leje.
 

Operacioni i koduar “Porosia e fundit”, çoi në arrestimin e gjashtë shtetasve.

Në pranga ranë Xhavit Islam Beu, 22 vjec, banues në Kavajë, Ervin Kadri Karruli, 19 vjec, banues në Kavajë, i denuar më pare “per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor”. Elton Shyqyri Tafa, 29 vjec, banues në Tiranë, i denuar më pare për vjedhje automjeti, Shefqet Qazim Geca, 38 vjec , banues në Tiranë, M. Gj, 16 vjec , banues në Tiranë dhe shtetasin me iniciale A. B, 16 vjeç, banues në Kavajë,
Ndalimi i ketyre shtetasve u bë pas dokumentimit ligjor, ku në sajë te hetimeve ka rezultuar se ata janë bashkëautor të një sërë vjedhjesh së automjeteve në Tiranë e Kavajë.
 

Aktualisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, po punohet intesivisht për dokumentimin e vjedhjeve të realizuara nga ky grup kriminal.

Njëherazi materialet i kaluan Prokurorisë për konsumim të veprave penale të “Vjedhjes” e realizuar në bashkëpunim dhe të “Armëmbajtjes dhe municioneve pa leje”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›