Tiranë, prangoset 47 vjeçarja

Ditën e sotme është kapur në kërkim shtetasja Bukurie Byber Ahmetaj, 47 vjeç, me banim në Tiranë. Kjo shtetase është shpallur në kërkim për konsumim të veprës penale të “Mashtrimit”.
Në ngarkim të saj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhërin e ndalimit pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetase me 3 vjet e 4 muaj burgim, për konsumim të veprës penale të “Mashtrimit”.
Kjo shtetase është kapur ditën e sotme në Tiranë ndërkohë që u ekzekutua vendimi i Gjykatës në ngarkim të saj.