Korçë,Unioni i Gazetarëve:Indinjatë për deklaratat anti-shqiptare

Pas reagimeve të Ministrisë së Jashtme lidhur me deklaratat e Konsullit të Greqisë në Korçë Theodhoro Ikonomus vjen dhe reagimi i gazetareve në qarkun e Korçës.
Në një deklaratë për shtyp, ky Union deklaron se bojkoton të gjitha aktivitetet e Konsullit i cili tha se në Korçë ka grekë, “vllenjtë janë grekë”.
Gazetarët janë shprehur të indinjuar kundra thirrjeve anti- shqiptare. Ata kanë theksuar se këto deklarata cënojnë marrëdheniet mes palëve.
Konsulli grek Theodhoro Ikonomus, këto thirrje i ka lëshuar në 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korçë.