Vjedhin farmacinë, tre në pranga

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 shtetas pasi kanë vjedhur një farmaci. Shtetasit me iniciale L.C, 16 vjec, L.D, 16 vjec dhe Arben Hysni Doda, 18 vjec, që të tre jane banues në Bathore.
Arrestimi i tyre u krye sepse mbrëmë gjatë natës, në lagjen Nr.1, Bathore dyshohet se ata kanë vjedhur duke e realizuar me thyerje, farmacinë e ndodhur në Bathore, ku kanë mundur të marrin një sasi barnash.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes”.