Operacioni 'Tuneli', një në pranga për hashash
VLORË- Policia e Vlorës në orët e mbrëmjes ka përfunduar një operacion të koduar "Tuneli", gjatë të cilit u gjetën fillimisht 550 rrënjë kanabis në fshatin Bashaj. Ato janë gjetur të fshehura në një tunel. Sasia ka qenë e prerë dhe e bërë gati, ndërkohë që 50 rrënjë të tjera janë gjetur të kultivuara pranë kësaj zone. Efektivët kanë vënë më pas në pranga 38-vjeçarin Simon Alimuçaj, lindur e banues në fshatin Bashaj. Në kërkim është shpallur një person tjetër, për të cilin policia nuk bën të ditur identitetin. Nga kontrolli në banesën e të arrestuarit është gjetur edhe një armë gjahu pa leje, që e dyfishon akuzën ndaj të arrestuarit në 'kultivim bimësh narkotike' dhe 'armëmbajtje pa leje'.