E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni Vjeshta 2 Bllokohen 6 makina te vjedhura ne qytetin e Korces

Serish disa automjete te vjedhura jane zbuluar dhe bllokuar nga policia ne kuader te vazhdimit te operacionit Vjeshta 2. 6 automjete te vjedhura u sekuestruan ne qytetin e Korces. Burime zyrtare nga policia thane se Policia e Korces ne bashkepunim me Policine Kufitare dhe te Migracionit bllokuan dhe sekuestruan 6 automjete te llojeve Range Rover Mercedes-Benz Volkswagen dhe Opel te cilat kane rezultuar te vjedhura ne Itali Serbi dhe Bullgari e qe me pas jane trafikuar ne vendin tone. Me tej mesohet se ne kuader te po ketij operacioni jane verifikuar edhe 200 automjete te tjera me targa te huaja por qe pas verifikimeve perkatese kane rezultuar te rregullta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›