Shkoder Plagosi 19-vjecarin arrestohet autori
26-vjecari Albert Paja eshte vene ne prangat e policise se qytetit te Shkodres pasi dyshohet te jete autori i plagosjes se nje 19-vjecari ne fshatin Golem. Mbremjen e djeshme Paja banues ne fshatin Dobrac u kap nga efektivet e policise pasi rezultoi se eshte autor i ngjarjes se ndodhur mesditen e djeshme ne fshatin Golem ku eshte plagosur me arme zjarri ne kembe 19-vjecari me emrin Eugen L. banues ne po kete fshat. Mesohet se ngjarja ka ndodhur si pasoje e nje konflikti te castit per motive te dobeta mes dy te rinjve.