E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi kapen me cigare kontrabande polici shqiptar dhe 3 grek

Ne piken kufitare te Igumenices ne Greqi policia greke ka bere te mundur arrestimin e nje polici shqiptar si dhe tre shtetasve grek te akuzuar per kontrabande cigaresh. Polici shqiptar Lorenc Cibuku 35 vjec qe sherbente ne kontrollin e pasaportave shqiptare ne piken kufitare te Qafe Botes u arrestua pasi kishte hyre ilegalisht ne Greqi me nje makine e cila rezultoi e vjedhur me patente te rreme dhe me nje pistolete 9mm. Polici kishte marre ne Duty Free Shops 2500 paketa cigare pa fature gje qe sic u mesua ishte bere ne bashkepunim me drejtorin e Duty Free Shops i cili u arrestua dhe ai gjithashtu. Per bashkepunim u arrestuan edhe 2 punonjese greke te dyqanit pa taksa te moshes 37 dhe 29-vjece. Sic doli nga hetimet e para Lorenc Cibuku ka punuar per te pakten gjashte muaj me drejtorin e dyqaneve pa taksa dhe dy femrat e arrestuara prej te cileve merrte cdo 4 dite sasi cigaresh pa fature. Tre punonjesit e arrestuar u derguan ne prokurori ndersa polici shqiptar do te ekstradohet pasi per te ekziston edhe nje urdher debimi qe nga data 27 qershor 1999.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›