E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande plagoset me arme zjarri bodygardi 35-vjecar

Ne oret e para te mengjesit te sotem ne qytetin e Sarandes nje person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur prane nje diskoje ne lagjen nr 1. Sipas policise i plagosuri eshte 35-vjecari Rudin Haxhia bodyguard ne disko i cili eshte qelluar me arme zjarri kallashnikov prane vendit ku punonte. Ngjarja mesohet se ka ndodhur pas nje sherri te momentit. Haxhia i cili mesohet se ishte plagosur edhe njehere tjeter gjate vitit 1997 por tashme ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Ende nuk jane identifikuar autoret e ngjarjes nderkohe qe po hetohet edhe per zbardhjen e motiveve qe cuan ne plagosjen e 35-vjecarit.


Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›