Votimet ja cilet u lane jashte kryesise dhe ata qe fituan me shume vota
Ruci ne kryesi me i votuari ne sekretariat kryesoi Gjiknuri dhe me pak i votuari Veliaj
Votimet e djeshme te anetareve te Asamblese Kombetare per kandidatet e shpallur nga kreu socialist Edi Rama si anetare te kryesise dhe sekretariatit krahas emrave qe ishin pothuajse te sigurt se do te ishin pjese serish e strukturave drejtuese sollen gjithashtu edhe nje sere surprizash. Ne rastin e votimeve te kryesise ne garen e ndare midis kandidateve gra dhe atyre burra u vune re disa vota surprize kjo sa i perket emrave te lene jashte. Keshtu ne garen e kandidateve burra te kryesise ishin ne konkurrim 20 kandidate ku vetem 12 prej tyre ne fund do te zgjidheshin. Lenia jashte e emrave te tille si kreu i Bashkise se Elbasanit Qazim Sejdini dhe ai i Korces Niko Peleshi ishin jo pak surprizuese si per vete kandidatet ashtu edhe per anetaret e pranishem te Asamblese Kombetare. Ndersa sa i perket fituesve te kesaj gare numrin me te larte te votave e mori kreu i grupit parlamentar socialist dhe njekohesisht i sapozgjedhuri per kandidatin e dyte si kryetari i AK-se Gramoz Ruci me 177 vota. Pas tij me i votuari ishte deputeti socialist dhe njekohesisht nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Brace me 150 vota. Me poshte vinin emrat e Ben Blushit Ditmir Bushatit Besnik Barajt Pandeli Majko dhe Arben Malajt. Ne fund si me pak te votuar nga anetaret e Asamblese Kombetare per anetar kryesie ishin emrat e Arben Isarajit kryebashkiakut te Durresit Vangjush Dakos dhe deputetit socialist Sajmir Tahirit. Po ashtu surprizat e votimit te djeshem nuk munguan edhe ne listen e kandidateve femra ku emra te paraprire si potenciale fituese kryetarja e bashkise se Burrelit Adelina Farrici deputetet socialiste Vasilika Hysi dhe Luiza Xhuvani nuk arriten te merrnin votat e nevojshme per tu bere pjese e kryesise se re. Jashte mbeten gjithashtu edhe kandidatet Irena Kallco dhe ish-anetarja e kryesise Mimoza Hafizi. Lidhur me emrat me te votuar nga kandidatet femra per anetare kryesie rezultoi ne fund te votimit se deputetja socialiste Mimi Kodheli te ishte me e votuara me 147 vota. Pas saj me nje rezultat jo pak surprize ishte emri i deputetes Eglantina Gjermeni e cila arriti te marre 134 vota. Ndersa tri kandidatet e tjera fituese Arta Dade Lindita Nikolli dhe Valentina Leskaj moren pak a shume te njejtin numer votash.
Votimet e sekretariatit
Nese ne votimin e kryesise mbeten jashte disa nga emrat e perfolura si kandidate potenciale per te fituar ne votimet e sekretariatit ndodhi e kunderta pasi te gjithe kandidatet e propozuar nga kryesocialisti arriten te merrnin votat e nevojshme kjo edhe ne saj te mungeses se kandidaturave alternative. Por ajo vlen te theksohet ne votimin per sekretariatin eshte fakti se pati dallime ne vote mes kandidateve. Keshtu Damian Gjiknuri i cili zevendesoi ne postin e sekretarit per ceshtjet zgjedhore deputetin socialist Kastriot Islami rezultoi me i votuari duke arritur te marre 172 vota. Pas tij nder me te votuarit ishte deputeti Bashkim Fino me 163 vota Fatmir Xhafaj dhe Ilir Beqja me te njejtin numer votash 159 vota. Ne vendet me poshte renditet sekretari organizativ Blendi Klosi me 157 vota sekretari per koalicionin Ndre Legisi me 150 vota Arben Ahmetaj post i ri 145 vota dhe Sekretari per burimet njerezore Armando Subashi 146 vota. Me me me pak vota rezultoi ne fund te votimit pjesetari me i ri i PS-se Erjon Veliaj me 132 vota i cili u zgjodh ne postin e Sekretarit per Emigracionin.