Operacioni Vrith ne pranga 22-vjecari

Lende plasese bime narkotike dhe arme zjarri eshte bilanci i aksionit te Drejtorise se
Policise se Shkodres te koduar me emin Vrith. Finalizimi i operacioni policor me emrin
e fshatit ku eshte zhvilluar ne komunen Luf Qerret te Pukes eshte bere ne oren 02 te se
martes. Lek Frang Ndoci 22 vjec lindur e banues ne fshatin Vrith Komuna Luf Qerret te rrethit Puke eshte ndaluar pasi ne nje parcele ne pronesi te tij jane gjetur dhe sekustruar ne cilesine e proves materiale nje thes plastik me 81 kallepe dinamiti me peshe gjithsej 16.2 kg 12 kubik me 14 rrenje bime narkotike cannabis sativa
1 arme zjarri automatik model 56 me 1 kreher automatiku si dhe 30 cope fisheke.
Policia ka patur informacion per veprime te kundraligjshme te ketij shtetasi dhe ka
zhvilluar operacionin e koduar Vrith. Akuzat e ngritura per 22-vjecarin Ndoci jane
Mbajtje pa leje te lendeve plasese Kultivimi i bimeve narkotike dhe Mbajtje pa
leje e armeve dhe municioneve luftarake.