E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefekti i Vlores Do te vonohemi edhe me

Konstituimi

Prefekti i Qarkut te Vlores Eduart Velcani eshte shprehur per Shqip rreth konstituimit te bashkive dhe komunave te rrethit te Vlores. Institucioni i Prefektit te Qarkut te Vlores per konstituimin e bashkive dhe komunave te rrethit te Vlores eshte shprehur se eshte ende larg ky konstituim. Prefekti Velcani e ka vene theksin tek rendesia qe ka konstituimi i tyre dhe se se shpejti do te kryhet ai theksoi se do te kontaktoje me drejtuesit vendore te cilet kane marre mandatin dhe ka konfirmuar procedurat qe do te ndiqen per kete rast. Kjo faze rregullohet me ligjin 86 52 per funksionimin dhe drejtimin e qeverisjes vendore. Mbas mbarimit te zgjedhjeve si dhe marrjes se mandatit nga KQZ-ja per ato komuna dhe bashki te cilat nuk kane pasur ankimime me kolegjin zgjedhor do te procedohet si me poshte kryetari i bashkise apo komunes i zgjedhur apo i rizgjedhur i drejtohet me nje kerkese individuale Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore qe eshte zgjedhur per kreun e bashkise apo komunes dhe nuk ka pengesa ligjore. Njekohesisht paralel me kete kemi dhe konstituimin e keshillave bashkiake apo komunale te cilat jane organe te qeverisjes vendore me kompetence te percaktuar ne ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›