Operacioni i bujshëm për “1 kg heroinë” del vetëm 4.6 gramë
TIRANE - Duket se edhe këtë herë operacionet e suksesshme të Policisë së Tiranës për sekuestrimin e lëndëve narkotike janë zbehur.
Vetëm pak ditë më parë u njoftua se në kuadër të operacionit të koduar “Rrugicat”, u sekuestrua një sasi prej 1 kg heroinë, e cila kishte si destinacion shitje kryeqytetin, madje personat që e blinin ishin klientë VIP.
Por nuk kanë qenë të këtij mendimi ekspertët e Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit, të cilët kanë dalë në përfundimin se vetëm 4.6 gr janë lëndë narkotike heroinë, ndërsa sasia prej 954 gr e sekuestruar në banesën e Fation Kurtit është përzierës. Kjo gjë është konfirmuar edhe gjatë ditës së djeshme nga ana e organit të akuzës, i cili kishte paraqitur përpara Gjykatës së Tiranës kërkesat për caktimin e masës së sigurisë për Fation Kurtin dhe Entel Hykën.
Gjatë pretendimeve të tij, prokurori bëri të ditur se në bazë të aktit të ekspertimit vetëm 4.6 gr ishte heroinë e pastër, ndërsa sasia tjetër ishte përzierës. Nga ana e saj, Gjykata e Tiranës pasi ka dëgjuar pretendimet e të dy palëve ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për Fation Kurtin, të cilit ju sekuestrua dhe sasia e heroinës, edhe pse nuk i kalonte të pesë gramët.
“Detyrim paraqitje” ishte masa që gjykata caktoi për Entel Hykën, të cilit sipas Prokurorisë nuk i është gjetur lëndë narkotike. Nuk është hera e parë që policia dërgon në qeli të dyshuar për trafik heroine, në një kohë që lënda e sekuestruar më pas rezulton se është përzierës.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)