E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë-Elbasan, s’ka para për tunelin, PD: Ndihmë nga biznesi

TIRANE - Financimi i mëtejshëm i autostradës Tiranë-Elbasan diskutohet mes deputetëve të këtij qarku dhe sekretarit organizativ të PD-së. Kreu i grupit të punës për qarkun e Elbasanit, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, bashkë me dy deputetët e tjerë demokratë Dashnor Sula dhe Sybi Hida ishin dje në mesditë në zyrën e sekretarit organizativ të PD-së.

Nga seanca e parlamentit, deputetët demokratë shkuan në zyrën e z.Flamur Noka në selinë e PD-së, ku mësohet se kanë diskutuar më të për çështjen e financimit të mëtejshëm të autostradës që lidh Tiranën me Elbasanin. Burime nga ky takim konfirmuan dje për “Gazeta Shqiptare” se temë kryesore ka qenë pikërisht mungesa e fondeve të buxhetit të shtetit për financimin e mëtejshëm të kësaj rruge e ku për pasojë iu është kërkuar deputetëve të thithin fonde nga bizneset lokale pranë Partisë Demokratike.

Autostrada Tiranë – Elbasan, pjesë kryesore e Boshtit të Jugut, do të ketë një gjatësi prej 31.17 km, nga 55 km që është aktualisht, dhe do të ndërtohet në kushte teknike për t’u përshkruar me një shpejtësi sa trefishi i asaj që është lejuar sot në këtë segment. Rruga do të ketë katër korsi, e pajisur ndër të tjera me një numër të madh viaduktesh, 21 të tilla, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime, me një numër të konsiderueshëm urash, disa prej tyre më të gjata se 400 metra. Investimi më i rëndësishëm i saj është tuneli, me një gjatësi prej rreth 2.4 km, i ngjashëm me tunelin e Bolzanos në Itali. Shpejtësia e udhëtimit do të variojë nga 100 në 120 km në orë. Punimet për ndërtimin e tunelit, po kryhen nga kompania greke Actor. Në total e gjithë rruga parashikohet të kushtojë 290 milion dollarë.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›