E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot masa e sigurisë, Ilia Basho akuzohet se organizoi ekzekutimin

TIRANE- Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilia Bashon, me akuzën e “vrasjes së kryer me paramendim”. Masa e sigurisë pritet të shqyrtohet rreth orës 10:00 nga ana e gjyqtarit të gatshëm Altin Shkurti.

Ndërkaq, burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë të ditur për “GSH” se në dosjen që është dorëzuar ditën e djeshme në Gjykatë, ekzistojnë prova të shumta, të cilat implikojnë Ilia Bashon në organizimin e vrasjes së Eleni Bashos. Mësohet se në dosje janë të përfshira dhe tabulatet telefonike të 38-vjeçarit, të cilat sipas organit të akuzës janë një provë e fortë për të mbështetur akuzën e ngritur nga ana e tyre. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës bën të ditur se është duke vijuar hetimet për të identifikuar ekzekutorët e 33-vjeçares.

Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se kanë rënë në gjurmët e dy personave të dyshuar si autorë dhe janë duke punuar për dokumentimin e plotë të përfshirjes së tyre në vrasjen e Eleni Bashos.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›