Ne Shqiperi mberrin trupi i kapitenit Feti Vogli i vrare ne Afganistan

Ne Shqiperi mberriti sot ne oret e para te mengjesit trupi i kapitenit Feti Vogli i cili kater dite me pare humbi jeten ne Afghanistan ku ai ishte pjese e kontingjenit paqeruates shqiptar. Kapiten Vogli po kryente nje mision me nje njesi te perbashket shqiptaro-amerikane ne zonen e Kandaharit kur u qellua nga nje bresheri plumbash nga armet e nje grupi policesh afgane. Nderkohe nentetari Aleksander Peci i plagosur gjate te njejtit sulm u transferua dje ne nje spital ushtark amerikan ne Gjermani per nje trajtim te specializuar mjekesor
Trupi i kapiten Voglit mberriti ne atdhe ne oren 3.04 minuta ne aeroportin nderkombetr Nene Tereza te Tiranes me nje avion ushtarak amerikan. Nen tingujt e muzikes funebre arkivoli i mbuluar me flamurin shqiptar u nxorr nga avioni ndersa ne pisten e aeroportit ku ishte shtruar nje tapet i kuq prisnin per ti bere nderimet pervec familjareve edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe drejtues e larte te ushtrise shqiptare.
Makina e funeralit ku u vendos trupi i pajete la aeroportin e Rinasit ne oren 3.35 per tju drejtuar baneses se tij ne fshatin Baldushk te Tiranes. Ceremonia mortore familjare pritet te zhvillohet deri ne oren 10 te paradites dhe me pas arkivoli me trupin e tij do te vendoset ne hollin e Pallatit teKongreseve ku do te zhvillohen dhe homazhet ne nderim te tij. Ne keto homazhe eshte paralajmeruar pjesmarrja e autoriteteve me te larta shteterore. Kapiten Vogli eshte shpallur Deshmor i Atdheut dhe trupi i tij do te prehet ne Varrezat e Deshmoreve te kombit. Ceremonia funerale pritet te mbyllet rreth ores 15.
Gjate sulmit te papritur ku humbi jeten kapiten Vogli 31 vjecar u plagos rende edhe nentetar Aleksander Peci. Ky i fundit ju nenshtrua nje nderhyrjeje ne nje spital ushtarak ne Kandahar. Fillimisht ne gjendje kome nentetar Peci pati me pas nje permiresim te dukshem. Dy dite me pare ai ju nenshtrua nje tjeter nderhyrjeje kirurgjikale kete here ne spitalin ushtarak amerikan te bazes ajrore te Bagramit ne Kabul ndersa dje ai eshte transferuar ne Gjermani ne spitalin ushtarak amerikan ne Landstuhl.
Shqiperia ishte nder vendet e para qe ju bashkua qe ne vitin 2002 me forcat e saj ushtarake misionit paqeruajtes Isaf ne Afghanistan. Aktualisht atje veprojne mbi 300 trupa te dislokuara ne Kabul dhe ne Herat. Se fundmi nje njesi e trupave elite te ushtrise shqiptare eshte angazhuar edhe ne misione luftimi. Shqiperia ka kontribuar me eksperte te saj edhe ne trajnimin e policis afgane.
Vrasja e kapiten Voglit eshte humbja e pare e trupave shqiptare. Ngjarja e rende nuk e ka lekundur qendrimin ndaj angazhimit ne Afganistan. Autoritetet me te larta te vendit por edhe drejtuesit e opozites shqiptare njezeri kane konfirmuar se Shqiperia do te vazhdoje te permbushe detyrimet e saj ne kete vend perkrah aleateve.