Operacioni i policisë, në pranga 2 persona, vodhën 18 automjete
TIRANË- Përfundon me sukses operacioni i komisariatit të policisë nr.2, Tiranë për arrestimin e dy personave, të cilët përgjatë vitit 2011-të kishin vjedhur 18 automjete, kryesisht Golf-2.
Blutë e komisariatit nr.2 sqarojnë se përgjatë një hetimi intensiv 3 mujor, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Parku”, dokumentimi i 18 vjedhjve të automjeteve, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Zejnel Mece, vjec 35, lindur dhe banues ne Kukes, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes së automjeteve dhe Gëzim Buqa, vjec 19, lindur dhe banues në Suharekë të Kosovës.
Hetimet mbi këta persona vazhdojnë, ndërsa dyshohet se këta shtetas, automjetet e vjedhura në Tiranë, mund t`i kenë kaluar për në Kosovë nëpërmjet rrugëve dytësore.
(ma.ar/BalkanWeb)